Lajme
Çka dihet deri më tani për atentatin ndaj Trump-it?
Autoritetet kanë identifikuar personin e armatosur dhe kanë ndarë detaje rreth viktimave nga të shtënat që ndodhën të shtunën pasdite në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani.
Personi i armatosur: FBI e identifikoi atë si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, i cili jetonte në Bethel Park, Pensilvani, rreth 35 milje në jug të vendndodhjes së tubimit. Ai u vra në vendngjarje nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Të dhënat publike tregojnë se ai ishte regjistruar për të votuar si republikan, por bëri një donacion të vogël për një grup të lidhur me demokratët më 2021.
Autoritetet në një konferencë shtypi thanë se aktualisht nuk besojnë se ka ndonjë kërcënim shtesë ekzistues, por se është ende një hetim aktiv dhe është shumë herët për të thënë përfundimisht se ishte një sulm i ujqërve të vetmuar.
Të shtënat lanë të vdekur një pjesëmarrës dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, krahas sulmuesit, thonë autoritetet. Të tre ishin burra të rritur. Edhe pse ato janë identifikuar nga autoritetet, këto detaje ende nuk janë bërë publike.
Një zëdhënës tha se Trump është “mirë”, dhe Shërbimi Sekret tha se ai ishte i sigurt. Ish-presidenti tha në rrjetet sociale se u godit nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit të djathtë”. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Trump u kthye në Newark, New Jersey.
Agjenci të shumta federale dhe shtetërore po hetojnë tani se çfarë ndodhi, si sulmuesi hyri në vendndodhjen e tij, çfarë arme u përdor dhe pyetje të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje publike. FBI i ka kërkuar publikut të paraqesë çdo informacion, foto ose video në lidhje me të shtënat në FBI.gov/butler ose të telefonojë 1-800-CALL-FBI.
Presidenti Joe Biden ishte në Delaware në kohën e të shtënave, ku ai kishte planifikuar të qëndronte për fundjavën – por ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë herët në mëngjes të dielën në mënyrë që të mund të vazhdojë të informohet nga forcat e rendit. Më herët, ai tha se kishte folur me Trump dhe dënoi publikisht të shtënat./CNN
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










