Lajme
UEFA e cakton gjyqtarin për finalen Spanja – Anglia
UEFA e ka caktuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në finalen e “EURO 2024”, që zhvillohet më 14 korrik, në mes të Spanjës dhe Anglisë, përcjell albinfo.ch.
Ai do të jetë francezi François Letexier.
Loja do të luhet në “Olympiastadion”, në Berlin, me fillim nga ora 21:00.
35-vjeçari referon në ndeshjet ndërkombëtare nga 2017-a.
Deri më tani ai ka ndarë drejtësinë në 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.
Në “EURO 2024”, Letexier ka gjykuar tri ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri, dhe ishte arbitër i katërt në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Munchen.
Sezonin e kaluar francezi ka drejtuar dhjetë ndeshje të garave të klubeve të UEFA-s në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League dhe ishte arbitër i katërt në finalen e UEFA Champions League 2024 mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid CF në Wembley.
Ai gjithashtu ka qenë gjyqtar i ndeshjes në UEFA Super Cup 2023 mes Manchester City FC dhe Sevilla FC në Piraeus, Greqi.
François Letexier, në finales së dielës do të shoqërohet nga asistentët francezë Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni, dhe polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari i katërt.
Ndërkaq në VAR, asisten – video do të jetë po ashtu nga Franca, Jérôme Brisard, i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz, (Poloni) kompleton ekipin si gjyqtar asistent rezervë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












