Lajme
BE nis zbatimin e vendimit për tarifa ndaj importit të veturave kineze
Bashkimi Evropian ka zbatuar paralajmërimin e tij për të vendosur tarifa të përkohshme për importet e makinave elektrike nga Kina deri në 37,6%, njoftoi sot Gazeta Zyrtare e bllokut.
Kompanitë kineze të prekura përfshijnë BYD, një sponsor kryesor i turneut të futbollit Euro2024 në Gjermani, i prekur nga tarifa deri në 17,4%, “Geely” 19,9% dhe SAIC 37,6%.
Paralajmërimi i tarifave të përkohshme për makinat elektrike daton muajin e kaluar – pasi një hetim nga Komisioni Evropian gjeti prova të mbështetjes së paligjshme nga subvencionet shtetërore kineze.
Me rrezikun e një lufte tregtare me Pekinin, masat ndëshkuese të BE-së bëhen përfundimtare brenda katër muajve, nëse Kina nuk bën lëshime.
Deri atëherë, në vend të tarifës duhet të paguhet një depozitë sigurie.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













