Lajme
A është inteligjente në të vërtetë Inteligjenca Artificiale?
Inteligjenca Artificiale që mund të gjenerojë video, të përkthejë gjuhë të huaja në kohë rekord apo të shkruajë kode kompjuterike, mund të jetë duke e ndryshuar botën. Por, mund të jetë Inteligjenca Artificiale, në të vërtetë inteligjente?
Përgjigjja, sipas hipotezës së mishërimit, është jo. Sipas kësaj hipoteze, inteligjenca e nivelit njerëzor mund të shfaqet vetëm nëse një inteligjencë është në gjendje të ndiejë dhe të lundrojë një mjedis fizik, në të njëjtën mënyrë që bëjnë bebet.
Sipas kësaj teorie, mënyra e vetme për të pas IA që zhvillon inteligjencë të vërtetë është duke i dhënë një trup dhe aftësinë për të lëvizur dhe përjetuar botën.
Në krahasim me IA vetëm digjitale, mund të jenë të shkëlqyera për detyra të ngushta, por ato gjithmonë do të arrijnë një tavan inteligjence.
“Sistemet e Inteligjencës Artificiale që nuk kanë mishërim fizik nuk mund të jenë kurrë vërtet inteligjente”, tha për Freethink Akshara Rai, shkencëtare kërkimore në Meta.
“Për të kuptuar plotësisht botën, është thelbësore të ndërveprosh me të dhe të vëzhgosh rezultatet e atyre ndërveprimeve”.
Jo të gjithë zhvilluesit e inteligjencës artificiale e pranojnë hipotezën e mishërimit. Dhe gjasat që të krijohet një superinteligjencë vetëm digjitale që nuk do ta ndjejë kurrë Tokën nën këmbët e saj robotike.
Shumë prej atyre që e besojnë këtë hipotezë, janë të fokusuar tashmë për të gjetur mënyrat më eficente për t’i lejuar IA-të që të eksplorojnë botën fizike.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











