Lajme
Gjashtë fruta që duhet ngrënë për humbje peshe
Frutat shpesh konsiderohen si “armik” kur bëhet fjalë për humbje peshe, për shkak të sheqerit që përmbajnë. Por, ky sheqer është fruktozë natyrale që shoqërohet me fibra, të cilat përmirësojnë procesin e tretjes, duke mundësuar rënien e peshës.
Bananet janë të parat për të cilat thuhet se duhet të evitohen në mënyrë që të humbet pesha e tepërt, por kjo nuk qëndron. “Eating Well” ka shkruar se sheqeri në banane koncentrohet kur piqen shumë. Sidoqoftë dietologia Kayley George ka treguar se bananet që lëkurën e kanë ende të gjelbër përmbajnë sasi të paktë të sheqerit.
“Bananet e gjelbra njihen për përmbajtje të niseshtes rezistente natyrale, gjë që është shumë e mirë për zorrë të shëndetshme si dhe për humbjen e peshës në përgjithësi”, ka thënë ajo.
Megjithatë, edhe bananet me lëvore të verdhë, indeksin glikemik e kanë të ulët, që do të thotë se kjo frutë e ngrit gradualisht nivelin e sheqerit në gjak.
Mangot përmbajnë 3 gramë fibra dhe 99 kalori në një gotë të mbushur me copëza të tyre. Janë fruta të mira për humbje peshe.
Ananasi përmban një enzimë që quhet bromaline, e cila kontribuon në humbjen e peshës, pasi ka efekt pozitiv në tretjen e glukozës si dhe rezistencës ndaj insulinës, gjë që ndihmon balancimin e nivelit të sheqerit në gjak e si rezultat i ndihmon trupit të djegë dhjamin.
Mollët përmbajnë sasi të vogla të kalorive, ndërkohë që përmbajnë sasi të bollshme të ujit e fibrave. Përveç këtyre vetive, molla përmban antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë kundër stresit oksidativ, i cili ndikon për keq tek shëndeti kardiovaskular, diabeti dhe mbipesha. Dietologia rekomandon që mollët të hahen me lëvore në mënyrë që trupi të marrë antioksidantët e nevojshëm.
Rrushi ani pse përmban sasi të bollshme të sheqerit natyral, nuk do të thotë se është i keq për humbjen e peshës, sepse përmban sasi të pakta të kalorive dhe ka sasi të bollshme të ujit e fibrave.
Përveç këtyre të mirave, dietologia George ka shpjeguar se rrushi është i mbushur me antioksidantë që kanë veti antiiflamatore dhe ndihmojnë rreth humbjes së peshës së tepërt.
Avokadot përmbajnë shumë yndyra të shëndetshme dhe janë të mbushura me vlera ushqyese. Një avokado përmban vetëm një gram sheqer natyral dhe 13.5 gramë fibra, gjë që do të thotë se është shumë e mirë kundër peshës së tepërt.
Yndyrat që gjenden në avokado ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, që mund të zvogëlojë mundësinë për shtim peshe.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












