Lajme
Vlerat ushqyese që ofrojnë farat e susamit
Susami njihet për shkak të aromës dhe shijes së mirë që ka dhe kategorizohet në susam të zi dhe të verdhë. Produktet e shëndetshme që prodhohen nga susami janë tahini dhe vaji i susamit.
India.com ka shkruar se farat e susamit përmbajnë sasi të bollshme të vitaminës B, yndyrave të shëndetshme, proteina, minerale, fibra, antioksidant si dhe komponime të tjera të shëndetshme.
Ato janë të mira për tretjen pasi përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë kundër kapsllëkut e diarresë, ndërkohë që mbrojnë zorrën e trashë dhe ulin rrezikun nga çrregullimet gastrointestinale.
Farat e susamit ndihmojnë kundër dhimbjes së shpinës sepse përmbajnë mangan e kalcium, të cilat mundësojnë shëndet të mirë për eshtrat, ulin dhimbjen e nyjave dhe mundësojnë lëvizje më të mirë të tyre.
Susami ndihmon të mbahet në nivel të duhur sheqeri në gjak duke ulur presionin dhe duke mbrojtur enët e gjakut me anë të uljes së rrezikut nga sëmundjet kronike si ato kardiovaskulare.
Farat e susamit ndihmojnë uljen e kolesterolit, sepse përmbajnë përbërësit e quajtura lignane dhe fitosterole që ndihmojnë në uljen e nivelit të yndyrave të pashëndetshme në gjak. Fitosterolet mund të ndihmojnë sistemin imunitar si dhe mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.
Susami lufton infeksionet, sepse përmban veti antioksiduese dhe antibakteriale, të cilat janë të rëndësishme për sistemin imunitar.
Farat e susamit mund të bëjnë balancimin e hormoneve, sepse përmbajnë përbërës që i përngjajnë estrogjenit, gjë që thuhet se ndihmon në zvogëlimin e simptomave të menopauzës tek gratë dhe përmirëson balancimin hormonal.
Një lugë gjelle susam e konsumuar në mëngjes apo në mbrëmje ndihmon trupin të mbushet me vlera të nevojshme ushqyese.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












