EURO 2024
Mediat botërore: Emocione të mëdha në grupin e Shqipërisë

Në ndeshjet e Grupit ekipi i Shqipërisë, edhe pse luajti fort, plot pasion dhe motivim, me humbjen 0:1 ndaj Spanjës skualifkohet nga gara. Italia me golin në sekondat e fundit siguroi vazhdimin e garës, përcjell albinfo.ch.
Artikulli i plotë nga Deutsche Welle
Shqipëri-Spanjë 0:1
Gazeta Marca: “I ashtuquajturi ‘Plan B’ u vu në jetë me trimëri nga Dani Olmo i frymëzuar, i cili e dominoi me siguri ndeshjen duke bllokuar një ekip të fortë të Shqipërisë. Ekipi kombëtar spanjoll doli pa asnjë gol të pësuar në çerek finale. Ëndrra e Spanjës vazhdon e pacenuar”.
AS: “Ka gatime, që sado erëza t’i shtosh, nuk marrin shije. Loja mes Shqipërisë dhe Spanjës e humbi shijen qëkurse u bë e qartë, që La Roja e kishte siguruar çerek finalen. Ndeshja në Dyseldorf ishte si një stërvitje profesionale. ”
The Sun: “Për fat të keq Sylvinho pati të drejtë. Traineri i Shqipërisë e kishte parashikuar, që edhe ekipi i dytë i Spanjës është mjaft i mirë, për ta fituar Euro2024.”
Daily Mail: “Me qetësi dhe këmbëngulje Spanja vazhdon turneun. Ata treguan këtë mbrëmje buzë Rinit plot pasion shqiptar, se ky ekip është i qendisur me fitore. Për Anglinë humbja e Shqipërisë siguron vazhdimin e turneut. Por nuk ka vend për t’u qetësuar”.
Gazeta Turrosport shkruan: “Së pari një përulje përpara Modric, e më pas godet asi Zaccagni. Italia fluturon për në raundin çerekfinalistëve duke e shpëtuar veten në minutën e fundit dhe duke garantuar biletën për në fazën e K.o.-së.”
Gazzetta dello Sport: “Ne jemi në çerek finale. Me një magji të Zaccagni-t në sekondat e fundit dhe pas një ndeshjeje të çmendur, në të cilën ne ishim vetëm një milimetër larg ndeshjes së fatit për vendin e tretë.
Zaccagni, një mrekulli për çerek finalen. Në minutën e 98. Kur humbja dukej e sigurt, ai realizon një gol mjeshtëror. Një Itali që nuk ra në sy duhet t’i jetë falë Mattia Zaccagni-t. Kroatët në të kundërt ndodhen me një këmbë në avionin e kthimit në atdhe.”
Corriere dello Sport: “Me frymën e fundit, kur edhe optimistët e palëkundur i kishin humbur shpresat. Në minutën e tetë të lojës shtesë me një aksion të fundit
Zaccagni gjen magjinë, që i siguron Italisë vendin e dytë dhe çerekfinalen. Një ekip kombëtar, që ka treguar karakter të fortë dhe shumë guxim, por që ka shumë punë, për të shmangur gabimet, që pamë kundër Spanjës si në mbrojtje ashtu edhe në konceptimin e lojës.”
Corriere della Sera: “Italia kthehet më në fund në Berlin, 18 vjet pas triumfit në Kampionatin Botëror më 2006. Ekipi barazoi ndaj Kroacisë në sekondat e fundit falë guximit të Zaccagni-t dhe do të marrë pjesë në çerek finale. Në stadiumin olimpik do të ndeshet me Zvicrën. ”
Vecernji List: “Çfarë shoku për Kroacinë! Italianët gjuajnë golin në minutën e 98, për të avancuar ne na ndihmon vetëm teoria”.
The Sun: “Italia i theu zemrat e kroatëve me një barazim të vonuar dramatik në Lajpcig, duke siguruar një vend në raundin e 16 ekipeve të Kampionatit Europian”.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj