Lajme
Tre brezat e shqiptarëve në Zvicër, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch
Kësaj historie rreth 60-vjeçare i është kushtuar tema bosht e numrit më të ri të revistës sonë Albinfo.ch, me titullin në ballinë “Tre breza të shqiptarëve në Zvicër”
Në Zvicër po rritet tashmë brezi i katërt i shqiptarëve ose, siç thuhet këtu, i qytetarëve “me rrënjë shqiptare”, nëse llogarisim kohën kur ardhja e bashkëkombësve tanë ka filluar të jetë më masive dhe “e organizuar”. Kjo kohë përkon me fillimin e viteve `60 të shekullit të kaluar, kur erdhën grupet e para të “gastarbajterëve” nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë, por kulmin e arrin, sigurisht, dukshëm më vonë…
Sidoqoftë, komuniteti shqiptar në Zvicër përbën tashmë një realitet të ndërtuar nga të paktën tre breza dhe si i tillë ka “bërë vendin” në shoqërinë helvetike.
Këtij realiteti dhe kësaj historie rreth 60-vjeçare i është kushtuar tema bosht e numrit më të ri të revistës sonë, Albinfo.ch. Titulli në ballinë “Tre breza të shqiptarëve në Zvicër” sugjeron edhe përmbajtjen e revistës. Duke shfletuar atë do të gjeni përmbajtje të ndryshme të lidhura me këtë titull, duke filluar nga editoriali, tekstet që dokumentojnë këtë histori të re dhe deri te portretet e disa kryefamiljarëve të ardhur këtu para më shumë se 5 dekadash. Jeta e tyre në Zvicër, ku kishin ardhur sa për “t`i vënë kulmin shtëpisë” në fshat ose për “të blerë një traktor”, në shumicën e madhe të rasteve merr rrjedhë tjetër. Ata jo vetëm se mbeten për të jetuar këtu, por me kohë tërheqin me vete edhe familjet e tyre dhe pleqëria i gjen këtu, të shoqëruar me fëmijët, nipërit e mbesat. Rrëfime të tilla jetësore kemi dëgjuar me qindra, por në këtë numër reviste, ne kemi sjellë disa prej tyre, me emra dhe mbiemra njerëzish konkretë, të cilët shpalosin historitë e jetuara në këtë mbi gjysmë shekulli, me ëndrrat, synimet, sukseset dhe dhimbjet që sjell jeta.
Përveç temës qendrore, edhe ky numër i revistës sonë përmban tema të tjera, të përhershme, që kryesisht lidhen me mërgatën shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. Portrete njerëzish të suksesshëm, nga kultura, sporti dhe shoqëria, si dhe përmbajtje standarde plotësojnë mozaikun e revistës.
Si gjithmonë, revistën Albinfo.ch e gjeni falas në (pothuaj) të gjitha pikat e frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër, ndërsa ata që duan t’u vijë revista në shtëpi, me postë, mund ta bëjnë parapagimin e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps CEO dhe bashkëthemelues i Synaps në Vjenë, ai synon të revolucionarizojë dizajnin arkitekturor përmes inteligjencës artificiale... -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri











