Lajme
10 mënyra për të larguar mushkonjat
Në tregje ka shumë zgjidhje kundër problemit të mushkonjave, por zakonisht këto zgjidhje përmbajnë disa kimikate që mund të kenë efekte anësore në shëndetin tonë.
Më poshtë do të gjeni një listë prej 10 alternativave aromatike ndaj problemit të mushkonjave.
Ekstrakti i vaniljes
Përziejeni atë me çfarëdo lloj kremi pa erë në masën 1 me 10 dhe lyeni të gjitha zonat e zbuluara të trupit tuaj.
Vaji esencial i borzilokut, eukaliptit ose farave të karafilit
Shtoni pesë deri në dhjetë pika të vajit esencial në një gotë me ujë dhe lyeni zonat e pambuluara nga rrobat. Me të mund të lyeni edhe një copë pambuk dhe ta vendosni në dritare që të mbani mushkonjat larg.
Livanda
Mushkonjat nuk e durojnë dot erën e livandës, qoftë ajo e freskët, e thatë ose në formë vajore. Për fatin tonë të mirë, livanda përdoret në trajtimet aromaterapeutike si një kurë natyrale për qetësi dhe kundër ankthit. Livandën mund ta përdorni mbi rroba, në lëkurë, ose thjesht si lule në shtëpi.
Farat e karafilit
Merrni pesë gramë fara karafili dhe ziejini me një gotë ujë. Mjaftojnë 10 pika nga ky lëng me pak alkool që ta aplikoni në të gjitha zonat e zbuluara të trupit.
Dëllinja
Nëse keni organizuar aktivitet në natyrë, hidhni disa degë dëllinje në zjarrin bubulak dhe mushkonjat nuk do t’ju shqetësojnë.
Vaj kedri
Vaji i kedrit është jo vetëm një nga përbërësit më popullorë të parfumeve, por edhe mjaft efektiv në largimin e insekteve: mushkonjave, mizave dhe buburrecëve që e urrejnë aromën e tij.
Pelini i ëmbël
Vaj i bërë nga lëngu i rrënjëve të pelinit të ëmbël (në 1,5 litra ujë zihen një grusht nga kjo barishte për rreth një orë e gjysmë) nuk ka vetëm efekt në trajtimin e plagëve, por nëse aplikohet në lëkurë mund të shërbejë si një parandalues i mushkonjave.
Kamomili
Një prej bimëve mjekësore më të lashta ka efekt paralizues ndaj qelizave nervore të insekteve. Ndaj ju mund ta thani dhe ta shpërndani nëpër shtëpi.
Borziloku i freskët ose gjethet e domates
Mushkonjat nuk e tolerojnë dot erën që lëshojnë këto bimë, ndaj mos nguroni t’i përdorni.
Hudhra
Sipas të dhënave shkencore, mushkonjat i qëndrojnë larg atij ose asaj që ha shumë hudhër. Por mbani mend që nëse hani shumë hudhër, edhe njerëzit do t’ju qëndrojnë larg, ndaj mos e teproni.
Nëse mushkonja arrin t’ju pickojë, ju mund të bëni veprimet e mëposhtme që t’i shpëtoni asaj ndjesisë së tmerrshme për t’u kruar pa fund.
Mund të vendosni pak mjaltë tek zona e pickimit. Megjithatë, duhet të keni kujdes dhe këtë ta provoni në shtëpi, sepse mjalti mund të tërheqë insekte të tjerë.
Mund të përdorni Aloe Vera. Por edhe gjethet e freskëta të borzilokut ndihmojnë duke ulur fryrjen. Ju mund të përdorni një pastë të përgatitur nga aspirina dhe uji ose një pastë të thjeshtë dhëmbësh.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












