Kosova
Provokimet e tifozëve serbë në Gjermani
Huliganët serbë, para ndeshjen kundër Anglisë gjatë së dielës shumë herët filluan me provokimet e tyre.
“Sportal.rs” ka njoftuar se serbët kanë hequr flamurin shqiptar, që ishte përkrah flamujve të vendeve tjera pjesëmarrëse në Euro 2024.
Po ashtu në stadiumin ku u zhvillua ndeshja u vendosën flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Mes tjerash, pati përplasje fizike para ndeshjes edhe me tifozët anglezë.
Po ashtu, tifozët u panë të veshur me bluza me mbishkrimin dhe fotografinë e Radko Mladiq, të dënuarit për gjenocidin në Srebrenicë. Bluzat mbanin mbishkrimin “Liri për Mladiq”.
Mbetet të shihet nëse UEFA do të marr masa ndaj federatës serbe dhe nëse të tillë do të lejohen edhe pas fillimit të ndeshjes.
Anglia mposhtin Serbinë me rezultat 1:0.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













