Kosova
Banka Botërore: Jetëgjatësia mesatare në Kosovë është 80 vjet
Të dhënat nga Banka Botërore kanë treguar se jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite apo 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati, në lidhje me këtë ka shkruar se ky është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në vend, transmeton albinfo.ch.
“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sipas këtyre të dhënave, jetëgjatësia mesatare e pritur në Shqipëri është 77 vite, në Mal të Zi 76 vite, në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë nga 75 vite, dhe në Maqedoni të Veriut 74 vite.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










