Kosova

Kurti e takon fituesen e zgjedhjeve në Preshevë, i premton mbështetje nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar fituesen e zgjedhjeve në Preshevë, Ardita Sinanin.

Ai e ka uruar atë për fitoren.

“E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë”, ka shkruar Kurti.

Tutje ka shtuar se “vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi”.