Kosova
Sadik Durakut i vazhdohet paraburgimi në Serbi
Shtetasit të Kosovës, Sadik Durakut, i është vazhduar masa e paraburgimit në Serbi edhe për 30 ditë, ka thënë avokati i tij, Goran Petronijeviq, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Duraku – i cili ka edhe shtetësi britanike – është arrestuar më 17 prill të këtij viti në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.
Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”.
Autoritetet serbe dyshojnë se Duraku, “së bashku me persona të panjohur, gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur fizikisht, ka ngacmuar mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.
Avokati i tij, Petronijeviq ka thënë se masa e paraburgimit i është vazhduar për shkak të rrezikut të arratisjes, meqë Duraku është shtetas i huaj dhe nuk jeton në Serbi.
Ai ka thënë se prokuroria është shumë pasive në këtë rast dhe nuk e ka marrë asnjë vendim që një muaj e gjysmë.
“Prokuroria, me pasivitetin e saj, na detyron si mbrojtje të dëshmojnë se ai nuk është fajtor. Sipas meje, provat e mbledhura nga Prokuroria nuk vërtetojnë në asnjë mënyrë pretendimet e tyre”, ka thënë ai.
Petronijeviq ka thënë se Duraku ka qëndruar vazhdimisht në Britaninë e Madhe, që nga dhjetori i vitit 1998, dhe se nuk është kthyer në Kosovë deri në vitin 2004.
Edhe Avdyl Duraku, vëllai i Sadikut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai ka jetuar në Angli me familjen e tij qysh para se të niste lufta.
“Në Kosovë për herë të parë pas lufte ka ardhur në vitin 2004”, ka thënë ai, derisa ka treguar se gjendja shëndetësore e Sadikut nuk është e mirë, pasi po vuan prej problemeve në zemër.
“Shpresoj të dalë gjallë, ky është halli im, sepse ai nuk është mirë me shëndet”, ka thënë mes tjerash Avdyli.
Sadik Duraku është vetëm njëri prej qytetarëve të Kosovës që janë duke u mbajtur në paraburgim në Serbi, vjetëve të fundit.
Më 1 qershor, autoritetet serbe e kanë ndaluar edhe Tefik Mustafën në pikëkalimin mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës joshqiptare gjatë luftës në Kosovë, më 1999.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se Mustafa, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmendur në deklaratat e dëshmitarëve si pjesëmarrës në kidnapimin e tre policëve në qershor të vitit 1999 në Kosovë, “pas të cilit u humbën të gjitha gjurmët”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës e ka konsideruar arrestimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij./REL
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










