Kosova
Kryetari i LDK-së në Gjenevë: Kosova është e zbrazur, izoluar dhe e sanksionuar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në shënimin e 34-vjetorit të veprimtarisë politike të këtij subjekti në Zvicër, ka mbajtur tubim me mërgimtarë në Gjenevë.
Gjatë këtij takimi, Abdixhiku e ka cilësuar Kosovën si të zbrazur dhe të sanksionuar, për tri vjetët e qeverisjes së kryeministrit aktual, Albin Kurtit, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, qytetarët janë mashtruar.
“Le ta themi qartë e zëshëm, Kosova pas tre vjetëve e gjysmë qeverisje është e izoluar, është e sanksionuar, është në zbrazje e zvogëlim popullsie, është pa investime, është pa perspektivë arsimore, shëndetësore e ligjore. Para një zymtësie e një trishtimi të tillë, patriotët e mëdhenj, të djathtit e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se LDK-ja ka pranuar mbështetje deri në fitoren e madhe të së djathtës shqiptare.
“Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë, e gjeneratave të tjera një të ardhme euroatlantike”, ka shtuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










