Lajme
Mbyllet panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch prezanton ofertat për vizitorët nga diaspora
Mbyllet panairi “Prishtina 2024”, Vali Ranch ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët nga diaspora.
Në mesin e kompanive vendore dhe ndërkombëtare, resorti tursitik “Vali Ranch”, invenstim nga diaspora ka prezantuar ofertat e saj për vizitorët në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i cili për tri ditë ishte hapur në “Prishtina Business Center” në Çagllavicë, transmeton albinfo.ch.
Fehmi Fetahi, pronar i resortit “Vali Ranch”, ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të marrin pjesë me një numër më të madh në panairet e Kosovës për të ofruar produktet e tyre për tregun kosovar, por edhe atë ndërkombëtar.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se panairi ka ofruar mundësi për rrjetësim, diskutime dhe shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të biznesit.
Në stenden e kompanisë Vali Ranch janë prezantuar oferta të ndryshme si, sallat në ambiente të mbyllura, hapësirat përrallore në ambiente të hapura, dekorimet magjike e po ashtu ushqimet e kuzhinave të ndryshme, hoteli luksoz. vilat, restorantet, shtigje kalërimi, minigolf, si dhe Steak House-in. Të gjitha këto, bashkë me traditën në mikpritje dhe shërbimet e kualitetit të lartë, e bëjnë atë një vend ku vizita e juaj në çdo kohë mund të shndërrohet në një moment të paharrueshëm lumturie.
Panairi është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Pjesëmarrës në panairin e këtij viti ishin biznese dhe organizata nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlanda, Çekia, Gjermania, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe biznese nga diaspora shqiptare.



E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











