Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Grupi i Radoiçiqit po lëviz shpesh afër kufirit
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se grupi i terrorist serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiq po lëviz shpesh afër kufirit të Kosovës, teksa ka deklaruar se ky grup paraqet kërcënim për sigurinë e vendit.
Sipas tij, prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.
“Nga drejtori i policisë disa herë është theksuar fakti dhe janë prezantuar informacionet për përfshirjen e këtij grupi në përgatitjet e ndryshme brenda territorit të Serbisë. Kjo mban situatën fragjile dhe paraqet kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar faktin se ky grup ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë së Serbisë, duke marrë parasysh evidencat që janë gjetur, me theks të veçantë sistemet e armatimit që janë përdorur nga ky grup që kanë qenë sisteme të prodhuara në fabrika në Serbi dhe që nuk mundet të blihen në treg komercial… Fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe që lëviz shpesh afër kufirit të Kosovës, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin”, ka thënë ai për KP, transmeton albinfo.ch.
Maqedonci ka deklaruar se Serbia përmes stërvitjeve ushtarake përgjatë brezit kufitar dëshiron t’i bëjë presion Kosovës.
“Prezenca e këtyre bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe jo shumë larg kufirit me Kosovën vazhdon të paraqesë kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar kësaj pastaj këtë çështjen e stërvitjeve, me të vërtetë vlerësojmë se minimalisht nuk është e hijshme që një vendi fqinj t’i dërgohet ushtri për të kryer stërvitje në kufirin e tij. Vlerësojmë se kjo është një formë presioni që Republika e Serbisë vazhdon të zbatojë kundrejt Republikës së Kosovës”, ka thënë tutje ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










