Kosova
BE-ja për hapjen e Urës së Ibrit: Kjo çështje të zgjidhet në dialog
Pas deklaratës së zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshanit se Ura e Ibrit do të hapet së shpejti, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që kjo çështje të zgjidhet në dialog në Bruksel.
“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura mes palëve në vitin 2015 dhe 2016 nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Pasi kjo është çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, është thënë në një përgjigje për media në Kosovë nga zyra e BE-së për Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut dhe atë pa vonesa, përfshirë edhe marrëveshjen që ka të bëjë me urën.
“BE-ja mbetet e gatshme për t’i lehtësuar bisedimet. BE-ja u bën gjithashtu palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrezikojë stabilitetin në terren dhe të shpërqendrojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.
Në anën tjetër, Lista Serbe u ka bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe BE-së që të ndalohet hapja e Urës së Ibrit.
“Ju bëjmë thirrje që të reagoni urgjentisht dhe t’i tregoni publikisht regjimit të Prishtinës se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës dhe M”, ka thënë Lista Serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












