Kalendari
Parandalo organizon diskutimin: “Aftësia e kufizuar dhe migrimi” me Saphir Ben Dakon
“Ne, personat me aftësi të kufizuara dhe me sfond migrimi, jemi pjesë e shoqërisë zvicerane, ne kërkojmë të pranohemi dhe të jemi të barabartë.”
Qendra Parandalo është kompetente për këshillime, mbështetje, informim dhe ndërmjetësime për njerëzit me sfond migrimi. Ne jemi të përkushtuar për vetëvendosje në jetë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ne kërkojmë të jemi pjesë e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Të dashur anëtarë dhe anëtare, të nderuar miq dhe të interesuar.
Ju ftojmë në eventin me diskutimin mbi temën Aftësia e kufizuar dhe migrimi Me Saphir Ben Dakon, eksperte e komunikimit dhe përfshirjes, dhe Valdete Hoti, kryetare e Shoqatës dhe koordinatore në Qendrën Parandalo. Moderuar nga Sara Satir, trajnere, podkastere, kolumniste dhe prezantuese, thuhet në njoftim e qendrës.
Së bashku diskutojmë rreth publikimit Udhëzues dhe pyetje thelbësore: Si mund të sigurohemi që edhe personat me aftësi të kufizuara dhe sfond migrimi, ti njohin të drejtat e tyre dhe t’i ushtrojnë ato duke bartë përgjegjësitë që u takojnë?! Në mënyrë që njerëzit me aftësi të kufizuar dhe sfond migrimi të bëhen më të dukshëm në shoqëri, që stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese (si invalid të rremë) të mund reduktohen, thuhet tutje në njoftim.
Eventi me diskutim që organizohet në kuadër të Ditëve Kombëtare të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2024 – Përfshirja në të Ardhmen – dhe mbështetet nga Programi i Integrimit Kantonal dhe entit për integrim të Qytetit të Cyrihut.
Koha: E premte, 31 maj 2024, ora 18:30 – 20:30
Vendi: GZ Oerlikon, Gubelstrasse 10, 8050 Cyrih
Regjistrimi është i dëshiruar dhe pjesëmarrja është falas. Ju lutemi regjistrohuni këtu: https://parandalo.ch/
Presim me kënaqësi pjesëmarrjen tuaj me diskutime frymëzuese.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Maj 2024
- Ora18:30
- LokacioniGZ Oerlikon, Gubelstrasse 10, 8050 Cyrih
- Data e përfundimit31 Maj 2024 - 20:30
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











