Lajme
Zvicra mohon ultimatumet e samitit të paqes në Ukrainë
Fokusi i konferencës së paqes në Ukrainë, të organizuar nga Zvicra, do të jetë në sigurinë bërthamore, sigurinë ushqimore, lirinë e lundrimit dhe aspektet humanitare, në vend që të kërkojë tërheqjen e forcave ruse.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA) hodhi dyshime mbi deklaratat e Ministrisë së Jashtme ruse se samiti do të përqendrohet në planin e paqes prej dhjetë pikash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme ruse, zëdhënësja Maria Zakharova tha në një konferencë për media se Rusia ka një kopje të agjendës së finalizuar të samitit – e cila ende përmban nëntë nga dhjetë pikat e Zelenskyt, transmeton albinfo.ch.
Këto pika përfshijnë “kërkesën përfundimtare” që Rusia të tërheqë trupat e saj dhe të kthehet në kufijtë e vitit 1991, reparacionet dhe kompensimin nga asetet e ngrira ruse. Rusia ka arritur në përfundimin se konferenca e paqes në Bürgenstock është e dënuar të dështojë.
FDFA i tha agjencisë së lajmeve Keystone-SDA se nuk do të komentonte drejtpërdrejt mbi akuzat ruse. Megjithatë, konferenca synon të sigurojë një platformë në të cilën mund të paraqiten plane të ndryshme paqeje. “Mbetet të shihet nëse një deklaratë përfundimtare mund të arrihet në fund të konferencës”, shtoi FDFA.
Zelensky para disa ditëve ka thënë për New York Times se një zgjidhje e mundshme e paqes duhet të fillojë me planet për të siguruar eksportet e ushqimit ukrainas në vendet në zhvillim, shkëmbimin e të burgosurve, kthimin e fëmijëve të rrëmbyer dhe sigurimin e një centrali bërthamor të pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës.
Sipas informacioneve të fundit nga FDFA, deri më tani 70 vende kanë shpallur pjesëmarrjen e tyre në konferencën e paqes në mesin e qershorit, “shumica prej tyre në nivel kryetar shteti apo qeverie”. Gjysma janë nga Evropa, gjysma tjetër nga pjesa tjetër e botës.
Në një video-mesazh të dielën, Zelensky u bëri thirrje homologëve të tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, Joe Biden dhe Xi Jinping, të marrin pjesë në konferencën e paqes në Ukrainë.
“Ju lutemi, mbështetni samitin e paqes me udhëheqjen dhe pjesëmarrjen tuaj”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












