Shqipëria
10 vendet më të lira për pushime, Shqipëria njëra ndër to
“The Travel” ka renditur 10 vendet më të lira në botë për pushime të paharrueshme
Kanë ikur kohërat kur udhëtimi me buxhet të limituar nënkuptonte qëndrimin në bujtina të zymta apo akomodime jocilësore, shkruan Jason Dookeran në një artikull të botuar në “The Travel”.
Por, turistët tani mund të shijojnë akomodime të rehatshme në destinacione mahnitëse pa shpenzuar shumë para.
Duke zgjedhur një vend miqësor me buxhetin, vizitorët mund të kursejnë për akomodimin dhe shpenzojnë në ekskursione emocionuese dhe kuzhinën e shijshme lokale.
Megjithatë, hotelet e lira nuk nënkuptojnë përvoja nën nivelin. Këto vende kanë një gamë të gjerë përvojash për çdo lloj vizitori.
“The Travel” ka renditur 10 vendet më të lira në botë për pushime të paharrueshme, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria
Çmimet e hoteleve fillojnë nga 70 dollarë nata.
Shqipëria është një perlë e fshehur për turistët me buxhet të limituar, të cilët kërkojnë një destinacion për t’u arratisur.
Çmimet e hoteleve në vendin mesdhetar janë tepër të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera të njohura evropiane.
Plazhet mahnitëse, malet piktoreske dhe historia e pasur e Shqipërisë e bëjnë atë një vend ideal për pushime ekonomike.
Vizitorët mund të eksplorojnë qytetin historik të Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ose të ecin nëpër Alpet e bukura shqiptare.
Shqipëria është gjithashtu e njohur për ushqimin e saj të shijshëm, duke përfshirë ushqime të freskëta deti dhe verën e prodhuar në vend.
Shqipëria është një destinacion që ofron akomodime të përballueshme, peizazhe mahnitëse dhe përvojat unike kulturore.
Shqipëria është renditur mes 10 vendeve më të lira në botë për të zbuluar në verën e 2024:
Shqipëri
Kolumbi
Armeni
Marok
Panama
Meksikë
Malajzi
Guatemala
Kili
Tajlandë
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












