Kosova
KFOR-i kërkon konsultime para aksioneve të Policisë së Kosovës
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është shprehur se është njoftuar pak para aksionit të Policisë në veri në gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore të hënën.
Po ashtu, KFOR-i ka thënë se “pret konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”.
KFOR-i ka shtuar se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve.
Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro dhe mbi 74 milionë dinarë.
Përmes Bankës Kursimore distribuohen pagat, pagesat për skemat sociale dhe beneficionet tjera që Serbia i ndan për serbët e Kosovës në dinarë.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












