Shqipëria
Shqipëria, një nga destinacionet trend më 2024
Sipas raportit të “Mastercard”, Shqipëria është një nga destinacionet verore në trend të këtij viti
Turistët vazhdojnë të rezervojnë fluturime pavarësisht inflacionit. Megjithatë, destinacionet ku ata drejtohen mund të jenë të ndryshme, shkruan Elizabeth Casolo në një artikull të botuar në revistën amerikane “Skift”.
Kur planifikoni pushime verore në Evropë, destinacionet që ju vijnë në mendje janë Italia dhe Greqia.
Por, turistët po shkojnë drejt vendeve të tjera që ofrojnë lehtësira të ngjashme me çmime më të ulëta.
Raporti për “Tendencat e Udhëtimeve 2024”, i publikuar nga “Mastercard”, tregoi një rritje të trafikut ajror dhe qëndrime më të gjata në disa destinacione më të lira, duke përfshirë Shqipërinë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Njerëzit po mendojnë se si mund të vazhdojnë udhëtimet dhe t’i shijojnë këto përvoja brenda buxhetit të tyre”, tha kryeekonomistja e “Mastercard”, Michelle Meyer.
Shqipëria është një destinacion miqësor me buxhetin.
Vendi mesdhetar ka regjistruar një rritje prej 141% të trafikut ditor të fluturimeve që nga viti 2019.
Kryeqyteti shqiptar, Tirana, po dëshmon një rritje të rezervimeve të fluturimeve krahasuar me nivelet e parapandemisë.
Sipas raportit të “Mastercard”, Shqipëria është një nga destinacionet verore në trend të këtij viti.
“Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit. Rritja e numrit të fluturimeve është gjithashtu një përpjekje për të mbështetur një rritje më të madhe ekonomike”, tha Meyer për popullaritetin e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













