Kosova

Vërshime në Prishtinë

Këtë të hënë, në orët e para të ditës komuna e Prishtinës është përballur me vërshime të mëdha.

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të pësojnë dëme.

Një nga to është edhe rruga “A”, e cila është duke u ndërtuar.

KOHA ka siguruar pamje nga kjo zonë, ku vendpunimet janë shndërruar në “lumë”.

Vërshimet kanë qenë të vërejtura edhe në lagjet e tjera. Dëme janë shkaktuar edhe në lagjen “Kalabria”./Koha.net