Lajme
Rrëzohet helikopteri i presidentit iranian
Helikopteri i presidentit iranian është rrëzuar sot në provincën e Azerbajxhanit Lindor. Ai vazhdon të jetë i zhdukur, e si rrjedhojë gjendja e tij mbetet e paqartë. Ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian, ishte gjithashtu në bordin e helikopterit, transmeton albinfo.ch.
Tutje sipas zëdhënësit të organizatës humanitare “The Red Crescent”, tre punonjës të shpëtimit që po kërkonin helikopterin e rrëzuar janë zhdukur, teksa shtoi se operacioni i kërkim-shpëtimit do të ngadalësohet në të ardhmen e afërt pasi moti pritej të bëhej “shumë i ftohtë” dhe parashikohet më shumë shi.
Të gjitha burimet e ushtrisë do të përdoren për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, tha shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri, raporton Reuters.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









