Kosova
Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me nënsekretaren Amerikane për Diplomacinë Publike, Eizabeth Allen, për t’i bashkuar forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
“Të ballafaquar me sfida të paprecedenta globale, fushatat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin e sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Këto fushata synojnë të mbjellin frikë, të manipulojnë opinionin publik dhe të minojnë besimin në institucione demokratike. Por, mbi të gjitha duan të cenojnë demokracinë e vlerat demokratike që qëndrojnë në themelet e shteteve tona”, ka thënë Osmani në konferencë të përbashkët për media me nënsekretaren Allen.
Osmani ka thënë se Kosova nuk është kursyer nga dezinformatat e sulmet kibernetike dhe se ato po intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon nëpërmjet Serbisë.
“Marrëveshja e nënshkruar sot është në funksion të luftimit të kësaj. Nuk përbën thjeshtë një marrëveshje tjetër, por është pikë kthese duke fuqizuar bashkëpunimin tonë në luftimin e manipulimit të informacionit”, ka thënë Osmani. “SHBA është aleati ynë kryesor dhe partneriteti ynë me SHBA-në është ekzistencial për cilindo sukses të Kosovës”.
E nënsekretarja Allen ka thënë se ka biseduar me Osmanin për çështje të shumta, ndër to edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ajo tha se SHBA-ja mbështet rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Allen ka thënë se “dezinformomi është problem në rritje dhe qasja bilaterale ndaj tij mund të ndihmojë luftimin e tij”./Koha.net
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













