Kosova
Gazeta britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më të mira për pushime

Shqipëria është përfshirë në mesin e destinacioneve të preferuara për të bërë pushime.
Të shkosh me pushime është emocionuese, por mund të jetë gjithashtu e kushtueshme, shkruan Katie Collier në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Bolton News”, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Për t’ju ndihmuar të vendosni për destinacionin tuaj të ardhshëm, aeroporti i Mançesterit ka renditur nëntë vendet më të lira për të kaluar pushime të paharruara.
Nga Shqipëria në Poloni, ekzistojnë shumë opsione me fluturime të disponueshme nga shumë linja ajrore.
Një studim i fundit i Komisionit Evropian të Udhëtimeve tregoi se pothuajse tre të katërtat e britanikëve po planifikojnë të udhëtojnë për pushime gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, pavarësisht presioneve të vazhdueshme financiare të krizës së kostos së jetesës.
Shqipëria është renditur mes nëntë destinacioneve më të mira për pushime dhe miqësore me buxhetin.
Të dhënat e çmimeve për destinacionet janë marrë nga “Numbeo” – Indeksi i kostos së jetesës.
Shqipëria
Çmimet:
Ushqimi në restorant – zakonisht kushton rreth 6 euro për person.
Një krikëll birrë – 1 euro
E konsideruar si “Kroacia e ardhshme”, Shqipëria ndan të njëjtat brigje të Adriatikut dhe gëzon disa nga të njëjtat cilësi tërheqëse për pushuesit, duke përfshirë plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat bruz me male dhe shkëmbinj mahnitës.
Destinacioni i ri mesdhetar nuk është prekur ende nga rritja e çmimeve si në Dubrovnik, Kroaci, dhe mbetet një nga vendet më të përballueshme për t’u vizituar në Evropë.
Vendpushimet e plazhit të Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të njohurat.
Ato janë më shumë se 170 milje larg nga kryeqyteti, Tirana, i cili ofron fluturime nga Mançesteri.
Saranda dhe Ksamili janë vetëm gjysmë ore larg me traget nga ishulli grek i Korfuzit – i cili gjithashtu ka fluturime direkte nga Mançesteri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor