Kosova
Konfirmohet nga Policia e Kosovës: Arratiset Enver Sekiraqa
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kthimin në paraburgim të Enver Sekiraqës, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ai nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës.
Pas ankesës së Prokurorisë Speciale, të premten Gjykata e Apelit kishte vendosur ta kthente Sekiraqën në paraburgim, pasi Gjykata Themelore, më 3 maj ia kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri, transmeton albinfo.ch.
Tashmë, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se dje dhe sot e ka kërkuar Sekiraqën në shtëpi, por nuk e kanë gjetur dhe me këtë rast janë njoftuar edhe vendkalimet kufitare e drejtoritë rajonale policore.
“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë. Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njejti nuk është hasur në shtëpi. Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kan kërkuar të njejtin, por nuk e kan hasur në shtëpi. Veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”, ka konfirmuar Policia.
Ndryshe, në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, “për nxitje në vrasjen” e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









