Shqipëria
500 mijë shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore është miratuar në Kuvendin shqiptar të enjten vonë. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë qindra-mijëra pensionistë.
Nëntëdhjetë e dy deputetë votuan pro marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë në një seancë disaorëshe të enjten, raporton rel, përcjell Albinfo.ch
Marrëveshja u arrit dhe u nënshkrua më 6 shkurt në Romë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, dhe ai i Italisë, Antonio Tajani.
Blendi Gonxhe, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, tha gjatë paraqitjes së projektligjit se nga marrëveshja përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.
“Reforma të përbashkëta, duhet të jenë reforma që prekin në thelb sistemin, nga njëra anë, por nga ana tjetër, janë dhe të qëndrueshme në kohë, që nuk ndryshojnë nga njëri vit në tjetrin”, u shpreh Tabaku në fjalën e saj në Kuvend.
Viteve të fundit ka pasur disa herë protesta nga qytetarë shqiptarë që kanë punuar në Itali, të cilët kanë kërkuar njohjen e viteve të punës dhe kontributeve shoqërore në mënyrë që të përfitonin pension.
Shqipëria dhe Italia kanë negociuar përreth 15 vjet dhe përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022, por marrëveshja u finalizua vetëm më 6 shkurt 2024./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









