Kosova
Janë dënuar dhe dëbuar nga Kosova dy shtetas rusë
Janë dënuar dhe më pas dëbuar nga Kosova dy shtetasit rusë që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit”.
Policia e Kosovës pati thënë më 6 maj se dy rusët janë ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, dhe kanë arritur aty prej Nishit të Serbisë, pasi nuk kanë pasur viza të Kosovës.
Këta dy rusë, Khusam Azam, 57 vjeç, profesor, dhe Elena Azam, 55 vjeçe, gjinekologe, janë dënuar me nga 250 euro, ka thënë një zyrtar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
“Ata janë dënuar në bazë të nenit 140 të Kodit Penal të Kosovës. Është dënim prej 250 eurosh, ose me burgim prej gjashtë ditësh. Kjo është çështje ligjore dhe gjykata ka shqiptuar dënimin e përcaktuar në ligj”, ka thënë një zyrtar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut.
Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.
Ky vendim është marrë nga viti 2022.
Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u është lejuar hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës pa vizë.
Rusia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Megjithatë dy vendet kanë marrëdhënie formale. Zyra Ndërlidhëse ruse në Prishtinë është hapur qysh në vitin 2005, edhe pse veprimtaria e saj në publik është e shfaqur fare pak./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











