Kosova
Edi Rama në Athinë: Takon shqiptarët që jetojnë në Greqi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të diel po qëndron në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, ku do të mabjë tubim me shqiptarët që jetojnë atje.
Autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e sotme në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në mëngjes.
Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit. Aty janë ngritur dy dhoma për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth mesditës, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.
Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport./Top Channel
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











