Shqipëria
Zhytësit në Shqipëri gjejnë trupin e dytë të familjes që dyshohet se u vetëvranë në lumin Buna
Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna në Shkodër
Mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gruas 39 vjeçe dhe të djalit të saj 3 vjeç.
Në operacionin e kërkimit u përfshinë edhe forca të ushtrisë shqiptare, ndërsa, me kërkesë të autoriteteve, kërkime po bëhen edhe në pjesën e Malit të Zi.
Alma raportohet se u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Ergys A.
Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.
“Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj – ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.
Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ishte të hënën në Shkodër për të ndjekur operacionin e kërkimit.
Ai u bëri thirrje vajzave dhe grave që të denoncojnë dhunën, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4.798 raste të dhunës në familje, me 2.030 autorë të identifikuar nga policia.
Mbi 700 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia, ndërsa pjesa më e madhe u gjykuan në gjendje të lirë.
Në Shkodër, 6 maji njihet si Dita e Luleve dhe shumë qytetarë hodhën lule në ujërat e lumit Buna, në nderim të Almës dhe tre fëmijëve të saj të mitur që dyshohet se u vetëmbytën.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












