Lajme
Mungon transparenca e të ardhurave të eurodeputetëve
Më shumë se dy të tretat e 705 euro-deputetëve kanë punë me kohë të pjesshme, nga të cilat mund të fitojnë mbi 8.6 milionë euro në vit. Transparency International ekzaminoi deklaratat e të ardhurave të të gjithë politikanëve dhe konstatoi se deri më tani 3 milionë euro ishin marrë nga një përfaqësues lituanez, nga një kompani pronash të patundshme, i ndjekur nga një politikan francez, një hungarez dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber.
Raphawl Kergueno, nga Transparency International, deklaroi: “Është e ligjshme të kesh punë të tjera përsa kohë je transparent. Por, kur shohim përmbajtjet e deklaratave të euro-deputetëve, ne konstatojmë disa aktivitete që ngrenë dyshime. Për shembull, përfshirjen e një kompanie shumëkombëshe, në një kohë kur ata vetë ishin ngarkuar me detyrën e hartimit të legjislacionit që mund të prekë këtë kompani”.
“Transparency International” nuk akuzon askënd për shkelje të rregullave, por nënvizon se disa ligjvënës evropianë marrin shpërblime nga kompani të caktuara, në një kohë kur kryejnë aktivitete parlamentare kundër shpërblimeve.
Mes atyre të përfshirë, polaku Marek Belka tha për Euronews se punët e tij të jashtme nuk përbëjnë shkelje të detyrimeve; belgu Gaj Ferhofshtadt përjashton gjithashtu një konflikt interesi; dhe gjermania Monika Hohlmajer mbron pavarësinë e vendimeve të saj politike, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Transparency International”, konflikti i interesit duhet të hetohet, sidomos pas skandaleve të influencës të verifikuara në vitet e fundit.
“Sikurse e shohim, në zgjedhjet evropiane, një nga shqetësimet kyçe është ndërhyrja e huaj. Dhe, ne e dimë që në teori, sipas rregullave të sotme, është tërësisht e lejueshme të marrësh para nga qeveria e një vendi të tretë, ose të kesh një aktivitet për aq kohë sa je transparent. Por ajo që mbrojmë ne është ndalimi i këtyre aktiviteteve”, deklaroi Kergueno.
Parlamenti Evropian ka miratuar së fundmi rregulla të reja strikte dhe ligjvënësit duhet të pasqyrojnë një informacion më të detajuar mbi të ardhurat.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












