Kosova
Kurti: Kosova është e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë e Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për hapjen e negociatave me BE-në, përcjell albinfo.ch.
Kurti tha se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.
“Dua të theksoj tri elemente. e Para pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së, jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekonomik, por edhe si zonë e paqes e sigurisë. Në dhjetor 2023, Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022, në Pragë të Republikës Çeke, e cila po e mbante presidencën asokohe, ne dorëzuam aplikacionin për anëtarësim në BE. Besojmë se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.
Si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga KE. Krahasuar me rajonin, Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për të hapë negociatat me kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike. Ne e kemi bërë këtë zgjedhje. Mobilizimi për ta kapur hapin në procesin e integrimit evropian pas stagnimin disavjeçar, ka bërë që shumë reforma e ligje të kalojnë”, tha Kurti.
Kurti ka bërë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Kryeministri ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e këtyre masave.
“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij. Ne kemi përmbushur të gjitha përpjekjet e BE-së për të hequr masat kufizuese dhe këto masa duhet të hiqen”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












