Shqipëria
Traveling Lifestyle rekomandon Shqipërinë për këtë verë
Çmimi mesatar për një dhomë hoteli shkon nga 40 deri në 90 dollarë. Një vakt në një restorant të lirë kushton 10 dollarë. Një birrë në një bar kushton 3 dollarë
A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit të hiqnit dorë? Mos u shqetësoni, ne kemi një zgjidhje. Në fakt, kemi disa, shkruan Daniela Kankova në revistën amerikane “Traveling Lifestyle”.
Pas disa kërkimesh, ne hartuam një listë me gjashtë destinacionet më të lira në Evropë për pushime më 2024, ku mund të pushoni si ‘Mbret’, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Riviera Shqiptare
Shpesh i referuar si Bali Evropian, Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë udhëtarëve vitet e fundit.
Shqipëria ofron plazhe mahnitëse dhe ujëra të kthjellët bruz, dhe vija bregdetare është gjithashtu e veshur me resorte të shkëlqyera, restorante dhe atraksione kulturore.
E gjithë kjo me një kosto të përballueshme në krahasim me destinacionet e njohura mesdhetare.
Çmimi mesatar për një dhomë hoteli shkon nga 40 deri në 90 dollarë. Një vakt në një restorant të lirë kushton 10 dollarë. Një birrë në një bar kushton 3 dollarë.
Për më tepër, plazhet e Shqipërisë nuk janë ende të mbipopulluara me turistë.
Ndaj nxitoni të rezervoni udhëtimin tuaj përpara se udhëtarët të njihen me këtë perlë të fshehur mesdhetare, Rivierën Shqiptare.
Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve më të lira në Evropë për t’u vizituar në verën e vitit 2024:
Riviera Shqiptare
Alanya, Turqi
Sunny Beach, Bullgari
Algarve, Portugali
Budva, Mali i Zi
Kretë, Greqi
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











