Lajme
“Gati armët bërthamore”, Macron thotë se janë vigjilent kundër kërcënimeve nga Rusia
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se është i gatshëm të diskutojë përdorimin e kokave bërthamore franceze, si pjesë e “mbrojtjes europiane” kundër kërcënimeve nga Rusia. Deklaratën e tij Macron e bëri për mediat rajonale franceze.
“Mbrojtja e besueshme europiane duhet të shkojë përtej mbrojtjes së ofruar tashmë nga NATO. Kjo mund të nënkuptojë vendosjen e mburojave bërthamore kundër raketave ruse, por duhet të jemi të sigurt se ato bllokojnë të gjitha raketat dhe pengojnë përdorimin e armëve bërthamore”, tha presidenti francez.
Deklarata e Macron u përball me kritika të mëdha nga kundërshtarët e tij politikë. Sipas tyre, reagimet e kreut të Elize vijnë në momentin e gabuar, kur Europa do të shkojë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Doktrina e Francës përcakton qartë se kur duhet të përdoren: vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencial për Francën, por Macron është i hapur që doktrinës franceze t’i japë një dimension të ri.
“Franca do të ruajë specifikat e saj, por është e gatshme të kontribuojë më shumë në mbrojtjen e tokës europiane. Unë jam në favor të hapjes së këtij debati, i cili duhet të përfshijë mbrojtjen raketore, armë me rreze të gjatë dhe armë bërthamore për ata që i kanë ato ose që kanë armë bërthamore amerikane në tokën e tyre”, shtoi Macron.
Franca ka rreth 300 koka bërthamore dhe është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Europian.
Presidenti francez javët e fundit ka mbajtur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër kundër Rusisë, lidhur me pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dhe nuk është hera e parë që ai sugjeron përdorimin e armëve bërthamore të Francës për mbrojtjen e BE-së.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










