Shqipëria
Dhuna në familje në Shqipëri: Nga fillimi i vitit, 202 të arrestuar dhe 570 raste të denoncuara
Statistikat e Policisë së Shqipërisë kanë vënë në dukje se vetëm katër muajt e parë të vitit 2024 në vend janë regjistruar 570 raste të dhunës në familje, me 610 autorë nga të cilët 202 janë e arrestuar.
Sipas raportimeve, pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje, ndërsa duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë, qarku me numrin më të madh të denoncimeve për dhunë në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, Fierit dhe Vlorës, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Në bazë të statistikave, situatë e njëjtë ka qenë edhe vitin e kaluar. Gjatë vitit 2023 janë evidentuar dhe trajtuar nga policia 5064 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare. Vetëm gjysma e tyre, konkretisht 2334 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare u çuan në prokurori, ndërsa janë arrestuar 699 persona gjatë gjithë vitit.
Gjatë vitit 2023 në Shqipëri, për shkak të marrëdhënieve familjare u vranë 9 gra dhe vajza, 3 burra dhe një foshnjë, teksa i lartë ka qenë dhe numri i urdhrave të mbrojtjes, ku ka pasur 2730 kërkesa dhe 150 raste kur urdhri i mbrojtjes është shkelur.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











