Shqipëria
“Shqipëria, mirë e lirë për të pushuar më 2024”
Jeni duke kërkuar për një destinacion ku të kaloni pushimet pa shpenzuar shumë?
“Këto ditë, me rritjen e çmimeve gjithandej, është me të vërtetë e vështirë të përballosh edhe jetën e përditshme, e lëre më pushimet”, shkruan Cesare Tamborini në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.
Por, ekzistojnë ende vende, disa prej të cilave ndodhen shumë pranë, ku mund të kaloni pushimet tuaja të shumëpritura me shumë më pak shpenzime nga sa e imagjinoni, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Këto destinacione me kosto të ulët nuk kanë asgjë për t’i pasur zili nga vendpushimet më të famshme, që për rrjedhojë janë shumë të shtrenjta.
Peizazhet marramendëse, kuzhina vendase e shijshme, atmosfera autentike janë gjithçka që këto destinacione ofrojnë.
“Tendenze di Viaggio” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura dhe të lira në Evropë për pushime në 2024.
Shqipëria
Pse duhet ta vizitoni: Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës me brigje mahnitëse, vende arkeologjike dhe qytete me interes historik, të gjitha me çmime shumë konkurruese.
Çfarë duhet të bëni: Shëtitje në parqet kombëtare, vizitë në kështjellat dhe rrënojat antike, banjo dielli dhe not përgjatë Rivierës Shqiptare.
Eksploroni rrënojat e Butrintit, një vend tjetër i UNESCO-s, ose shijoni ujërat e kristalta të Ksamilit. Për më tepër, kryeqyteti, Tirana ofron muzeume dhe një jetë të gjallë të natës.
Këshilla praktike: Shqipëria është ideale për turistët që udhëtojnë me makinë, pasi rruga ofron peizazhe spektakolare dhe mundësi për të eksploruar fshatrat e vegjël.
Kostoja mesatare: Shqipëria ofron kosto më të ulëta për akomodim dhe ushqim krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Akomodim cilësor ka një kosto duke filluar nga 15-20 euro në natë.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













