Kosova
Një muaj paraburgim për shqiptarin e arrestuar në kufi nga Serbia
Një muaj paraburgim i ka caktuar Gjykata e Lartë për Krime Lufte e Beogradit, Sadik Durakut nga fshati Demjan i Gjakovës.
Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë. Duraku, është edhe shtetas britanik e u arrestua të mërkurën, gjatë një aksioni të policisë serbe në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, Batrovci. Përveç tij, atë ditë u ndaluan edhe disa persona tjerë, përfshirë disa zyrtarë policorë.
“Sipas njoftimit të pranuar nga avokati mbrojtës dhe familjarët e z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës, nga fshati Damjan, Komuna e Gjakovës, (i cili ka po ashtu edhe shtetësi të Britanisë së Madhe), është arrestuar më 17 prill 2024, në Vendkalimin Kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci. A i ka qenë duke u kthyer në Republikën e Kosovës me veturën e tij personale. Pas arrestimit, z. Duraku i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999, ku pastaj është dërguar në Beograd në mbajtje edhe për 48 orë, në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për Gazetën Express.
Tutje, ata thonë se Duraku nuk është në gjendje të mirë shëndetësore sipas njoftimit nga familjarët.
“Z. Duraku, sot, e Premte, 19 prill 2024, në ora 9:00 ka dalur para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd. Sipas avokatit mbrojtës, Gjykata ka marrë vendim me të cilin atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Familjarët e z. Duraku kanë theksuar se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe avokati mbrojtës ka konfirmuar se atij gjatë kohës së mbajtjes i është dhënë nga autoritetet e burgut terapia përkatëse”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për gazetën.
Tashmë, ambasadori Jetish Jashari ka kërkuar nga autoritetet serbe që të japin sqarime për arrestimin e Durakut.
Poashtu kërkesë e tij ka qenë edhe lejimi i vizitës, ndërsa ka kontaktuar edhe QUINT’in
“Ambasadori Jashari i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të z. Duraku, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse. Ambasadori Jashari poashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin. Ambasadori Jashari poashtu ka bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe për lejim të vizitës së tij e cila pritet të realizohet ditët në vijim”, thonë nga MPJ-ja për Express.
Përveç Durakut, të mërkurën në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe atë të Serbisë dhe Hungarisë janë ndaluar qindra shtetas të Kosovës që po kalonin nga Serbia. Atyre u morën dokumentet dhe për më shumë se 15 orë nuk iu kthyen.
Shteti serbë ndaloi disa qytetarë, përfshirë edhe zyrtarë policorë. Madje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u dërgua për ndalim në Rashkë.
Për këtë veprim të Serbisë kishte reagime të shumta përfshirë edhe nga ndërkombëtarët dhe nga Kosova u pa si hakmarrje e Serbisë për votimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE nga Asambleja Parlamentare e këtij institucioni. /Express/
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












