Shqipëria
Shqipëria me rritjen më të madhe të vizitorëve në aeroportet e Evropës
Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh
Shqipëria kryeson përsëri në muajin shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Evropës.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u shpreh krenar për këtë arritje të vendit.
“Lart e më lart. Shqipëria kryeson përsëri në shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Evropës. Vendi ynë i bukur mikpret botën që vjen çdo muaj e më shumë drejt nesh”, u shpreh Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).
Kryeministri shqiptar theksoi se “kjo do të thotë më shumë ekonomi, më shumë punë, më shumë prodhim vendas, më shumë tregti, më shumë konsum, më shumë të ardhura për vendin e për familjet e përfshira në zinxhirin e gjatë të vlerës së industrisë së turizmit”.
Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.
Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














