Shqipëria
Euro vazhdon rënien ndaj lekut
Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.65 lekë, duke zbritur për herë të parë këtë vit poshtë kufirit të 102 lekëve. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që nga data 7 dhjetor 2023.
Ritmet e rënies vjetore të kursit Euro-Lek janë përshpejtuar dhe aktualisht monedha evropiane këmbehet në rënie, me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch.
Në kah të kundërt ka lëvizur Dollari Amerikan, që të enjten është rritur me 0.74 lekë dhe ka arritur në kuotën e 94.7 lekëve, duke reflektuar një forcim të monedhës amerikane ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, edhe në rastin e dollarit, tendenca më afatgjatë paraqitet në rënie. Me bazë vjetore, edhe dollari është në rënie me 8.4%.
Në rënie është edhe fundi britanik, që të enjten u këmbye me 118.74 lekë, niveli më i ulët për vitin 2024. Kursi i funtit me Lekun është rënie me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e monedhës evropiane në treg paraqitet e lartë, në linjë me pritshmëritë për një rritje më të mëtejshme të shifrave të turizmit për këtë vit. Ky efekt tashmë po ndihet në pjesën më të madhe të vitit dhe nuk është më i lidhur vetëm me sezonin veror, kur gjithsesi shënon periudhën e pikut.
Forcimi i Lekut po mbështet rënien e inflacionit, që në muajin mars zbriti në 2.3%, niveli më i ulët që prej vitit 2021. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se efektin kryesor në uljen e inflacionit e ka dhënë pikërisht komponenti i inflacionit të importuar, që në një masë të madhe ndikohet edhe nga kursi i këmbimit.
Ulja e inflacionit, e kombinuar me një forcim të mëtejshëm të monedhës kombëtare, për momentin e bën pak të ngjashme një rritje të mëtejshme të normave të interesit. Madje, nëse këto tendenca të inflacionit dhe kursit vazhdojnë, edhe Banka e Shqipërisë mund të fillojë të mendojë për t’iu rikthyer politikave monetare lehtësuese.
Forcimi i Lekut rrit fuqinë blerëse të konsumatorëve vendas dhe e bën më të lirë konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga importi. Gjithashtu, ai favorizon huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, që paguajnë më pak sot për kreditë e tyre.
Nga ana tjetër, forcimi i Lekut mund të jetë një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












