Shqipëria
Shfaqet ‘kolla e mirë’ në Shqipëri
Tre javët e fundit janë paraqitur 28 raste në urgjencën e pediatrisë
Mes morisë së virozave të shumta dhe alergjive te shumë fëmijë të vegjël është duke qarkulluar infeksioni Pertus në Shqipëri apo siç njihet ndryshe kolla e mirë.
Edhe pse të vaksinuar ndaj këtij infeksioni fëmijët e vegjël kanë manifestuar kollë të zgjatur në kohë madje tre javët e fundit janë paraqitur 28 raste në urgjencën e pediatrisë.
Infeksioni i ‘Pertus’ shfaq simptoma të rënda te fëmijët e vegjël por mund të shkaktojë deri dhe humbje jete, transmeton albinfo.ch.
Vaksina ndaj infeksionit ‘Pertus’ bëhet te fëmijë në moshën dy muaj, 4 muaj dhe 6 muaj e më pas bëhet doze përforcuese në moshën 4-5 vjeçare dhe një tjetër 16 vjeç. Por infeksioni ‘Pertus’ mund të prekë edhe të rriturit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Infeksioni ‘Pertus’ ka qarkulluar por me raste sporadike, ndryshe nga ky vit ku janë prekur shumë fëmijë të vaksinuar dhe kanë manifestuar formë të rëndë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










