Kosova
ASK: 64 serbë të regjistruar në veri
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka deklaruar se ka gatishmëri për regjistrim te popullata serbe në veri të vendit.
Në adresimin për media lidhur me ecurinë e punës në terren për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, Avni Kastrati ka thënë se nga ky komunitet janë regjistruar gjithsej 64 serbë.
“Kemi disa sfida në angazhimin e regjistruesve të komunitetit serb, në disa pjesë, po jo në gjithë Kosovën dhe ne presim që këto ditë edhe ato sfida të tejkalohen. Përndryshe na me kolegë ishim në pjesën veriore dhe supozohet që në ditët në vijim edhe ata do të angazhohen në regjistrim”, ka thënë ai.
Kastrati ka njoftuar se sistemi po funksionon dhe nuk ka pasur asnjë problem deri tani.
“Të gjitha aktivitetet që i kemi pasur janë realizuar sipas planit. Të gjithë regjistruesit do të punojnë me orar të plotë. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në regjistrim dhe procesi po shkon normalisht. Pas 2 jave do të vijë një mision i monitorimit”, është shprehur ai./Koha.net
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










