Kosova
BE-ja nuk i komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kosova është në pritje të vendimit për pranimin në Këshillin e Evropës dhe gjasat për anëtarësim janë rritur pas dhënies së mendimit pozitiv nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.
Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Qeverisë serbe që të formojë një grup të veçantë për të punuar në parandalimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton albinfo.ch.
Neni 4 i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt të vitit 2023, thotë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i pyetur se a është Serbia duke e shkelur këtë marrëveshje, arritjen e së cilës e ka lehtësuar BE-ja, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka dhënë përgjigje të përgjithësuar.
“Nuk dua të hyj në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia, ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, tha ai për Radio Evropën e Lirë.
Ai përsëriti thirrjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes si çështje urgjente dhe se kjo, sipas këtij zëdhënësi, po u komunikohet palëve nga ana e bllokut.
“Nëse ata dështojnë, apo nëse vazhdojnë të dështojnë në zbatimin e asaj për çfarë janë pajtuar, kjo do të ketë pasoja serioze. Këto pasoja janë të lidhura me integrimin e tyre në BE”, tha Stano.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









