Lajme
Moti veror: Austria do të ketë rritje të temperaturave deri në 30C
Moti i verës ka mbërritur herët këtë vit në Austri, përcjell albinfo.at.
Ditët në vijim pritet që në pjesën më të madhe të vendit temperaturat të arrijnë deri në 30 gradë Celsius, shkruanë mediat austriake.
Gjatë ditëve në vijim, moti në Austri do të jetë i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
Gjatë katër ditëve në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Fundjava fillon me një të premte më të butë, me mot me diell, vranësira dhe temperatura që variojnë nga 18 deri në 24 gradë celsius gjatë ditës.
Të shtunën paradite do të ketë vranësira në pjesët lindore të Austrisë, por në vendet tjera kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 14 gradë celsius në mëngjes, duke arritur maksimalet prej 21 deri në 28 gradë celsius gjatë ditës. Temperaturat më të larta do të jenë në zonat perëndimore të vendit.
E diela do të sjellë edhe më shumë diell në pjesën më të madhe të Austrisë. Dita do të nisë me vranësira në afërsi të Danubit dhe në disa rajone të tjera, por këto do të treten shpejt. Dita do të fryjë erë të dobët dhe temperatura e mëngjesit nga 3 deri në 11 gradë Celsius. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 23 deri në gati 30 gradë Celsius.
Mot i ngrohtë deri të martën e javës së ardhshme
Sipas parashikimit të Geosphere Austria, e hëna dhe e marta do të jenë gjithashtu me diell dhe të ngrohtë, me temperatura të ngjashme deri në 30 gradë Celsius.
Në të dyja ditët pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Megjithatë, mbrëmjen e së martës temperaturat do të pësojnë rënie dhe do të fryjë erë e fortë nga juglindja në jug.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













