Kosova
Vazhdon procesi i konfiskimit të pasurisë së Milan Radoiçiqit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit, i cili është deklaruar si një ndër organizatorët kryesor të sulmit në Banjskë, i është konfiskuar pasuria multimilionëshe.
Në dokumentin e publikuar, figurojnë më shumë se 30 vetura, ekskavator, autoblinda të modifikuar, motorë me katër rrotë, një vilë, banesë, anije e një lokal.
“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe të sekuestruara të një kryekrimineli që vetë është bërë milioner, ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit”, ka shkruar ministrja Haxhiu, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, për media në Kosovë, policia e ka konifrmuar se resotranti i konfiskuar sot në Mitrovicë të Veriut është i Radoiçiqit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta


















