Lajme
Çfarë thonë shkenctarët, kush shkakton autizëm?
Kemi një incidencë të shtuar viteve të fundit me fëmijët autik, nëse 20 vite më parë ishte 1 në 250 fëmijë autik, në ditët e sotme 1 në 36 fëmijë i takon spektrik autik, që janë të dhëna shqetësuese.
Kjo rritje e incidencës nuk mund të shpjegohet, pra vetë etiologjia e autizmit është ende e paqartë. Nuk ka asnjë arsye të vetme pse mund të shfaqet.
Në disa gjene është shfaqur një mutacion, si është mutacioni në MTHFR 677CT, dhe alfa1298C që ndikojnë në metabolizmin e folatit, pastaj mutacion në kompleksin mitokondrial, gjithashtu gjene që ndikojnë në X fragile syndrome, sklerozë tuberoze, aspergillus sindroma, siç e dimë këta fëmijë janë të lidhur me spektrin autik.
Megjithatë, Dr. Nonkulovski thotë që: “Edhe pse 10-15% e fëmijëve mund të kenë faktorë gjenetikë si shkaktarë të autizmit, nuk mund të thuhet se autizmi është një sëmundje gjenetike.”
Shumë shpesh, prindërit akuzojnë vaksinat për shkaktimin e autizmit. .
Dr. Danilo Nonkulovski mjek pediatër në emisionin Pasqyra e Shëndetit tregon që “Prindërit fajësojnë vaksinën MRP, e cila është një vaksinë e gjallë dhe sipas kalendarit të vakcinave jepet prej 12-18 muajsh, por sipas studimeve të mëdha shkencore nga bota perëndimore është vërtetuar se vaksina nuk ka asnjë lidhje me paraqitjen e autizmit.”
Nga ana tjetër, disa studime shkencore që vijnë nga Rusia, Ukraina, disa imunologë, neurologë, janë të mendimit se vaksina MRP, për shkak se është vaksinë e gjallë dhe imuniteti i trupit zhvillohet deri në 3 vjet, mund të shkaktojë çrregullim të sistemit imunitar, duke shkaktuar një neuroinflamacion që mund të dëmtojë trurin…
Teoria e tyre është se përveç vaksinës autizmin e shkaktojnë edhe disa antibiotikë si azitromicina, penicilina, intoleranca ndaj laktozës, gluteni, kandida në feces, disa metale të rënda…
Dr. Nonkulovski thotë që duhet pasur kujdes dhe duhet marrë me rezervë këto teori, sepse: “Teoria e tyre. ende nuk është vërtetuar, ata i trajtojnë pacientët e tyre sipas disa protokolleve të tyre, ndoshta i thonë këto edhe për t’i imponuar këto teori, ndaj mbetet në të ardhmen të shihet se cila është arsyeja e saktë, nga kërkimet e tjera shkencore, sepse bota perëndimore i mohon këto fakte.”
Sipas disa teorive të shkenctarëve rus, ushqimi, gluteni, alergjitë, disfunksioni mitohondrial, faktori gjenetik, të gjitha këto mund të jenë arsye për paraqitjen e autizmit.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit











