Shqipëria
Detaje interesante rreth ishullit Sazan në Shqipëri
Ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë për vite me radhë nuk ka qenë aq i frekuentuar sa sot. Dihej se ishte një bazë e rëndësishme ushtarake para dhe gjatë kohës së Shqipërisë komuniste dhe herë pas here ishulli përdoret edhe për stërvitje nga ushtria shqiptare dhe nga NATO-ja.
Megjithatë, nga viti 2017 Qeveria e Shqipërisë vendosi ta lejojë qasjen për vizitorë nga muaji maj deri në muajin tetor.
Vëmendja në këtë ishull u rikthye para pak javësh kur dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shprehu interesim për ndërtimin e një kompleksi turistik.
Kur dhe si mund të shkohet në ishull?
Nga maji deri në tetor, për të shkuar në Sazan është i nevojshëm udhëtimi me anije.
Udhëtimi zgjat nga 20 deri në 45 minuta.
Kohëzgjatja e udhëtimit varet shumë edhe nga moti.
Distanca më e afërt e Vlorës me Sazanin është rreth 8 kilometra.
Kur të nisë udhëtimi, sa më shumë që anija i afrohet ishullit, aq më shumë vërehen objektet e vjetra që dekada më parë shfrytëzoheshin nga ushtarakët.
Aty ishte krijuar një mini-qytet, ku oficerët jetonin me familjet e tyre.
Kishte edhe shkollë për fëmijët.
Një ish-ushtarak nga Vlora, Niko Leraj, në vitet ’80 ka jetuar 9 vjet në Sazan, ndërsa ka thënë se ushtrimet dhe përgatitjet ushtarake ishin rutina e ushtarakëve në ishull, transmeton albinfo.ch.
“Përditshmëria do të thoshte stërvitje, përgatitje dhe vetëm përgatitje dhe gatishmëri për mbrojtjen e atdheut, ashtu siç ishte teoria. Sazani, duke qenë i izoluar nga toka, nuk kishte dritë elektrike të pandërprerë, nuk kishte ujë të rrjedhshëm, as 24 orë e as me orë të ndërprera. Sazani, ujin e kishte me cisternë që vinte nga Vlora”, tha Leraj për Radion Evropa e Lirë.
Në ishull ende nuk ka ujë të pijshëm e as energji elektrike. Ishulli i Sazanit ka sipërfaqe rreth 6 kilometra katrorë dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 kilometra katrorë.
Çfarë ka mbetur në Sazan?
Ishulli ka shumë bunkerë. Numri i saktë i tyre nuk dihet. Por, ata janë në çdo cep të ishullit.
Ishulli ka shumë tunele, në të cilat nuk lejohet hyrja dhe nuk dihet saktë sa janë.
Në ishull ka shumë magazina ushtarake boshe. Në shumë prej tyre kanë mbetur shishe të vjetra me dekada.
Në shumë pjesë të ishullit shihen dhjetëra objekte të dëmtuara. Asnjë prej tyre nuk duket të jetë funksionale.
Në disa vende shihen edhe automjete të vjetra e të shkatërruara.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












