Integrimi
Shtruan drekë humanitare për ndihmë fëmijëve nevojtarë në Kosovë
Pesë zonja nga qyteti i Bazelit dhe rajoni i Basellandit patën idenë që të gjejnë një mënyrë për të grumbulluar ca ndihma modeste për fëmijët në nevojë nga Kosova. Ato organizuan një drekë publike bamirësie për qytetarët e Bazelit, në një lagje shumë të frekuentuar, si nga të huajt, ashtu dhe nga vendësit, në Gundeli, në lokalet e ABSM-së (Qendra për trajnim dhe këshillim për migrantët në Bazel). Zonjat vullnetmirë dhe me ndjeshmëri për problemet që po kalon Kosova aktualisht ishin: Drita Ibrahimi-Shabani, Florije Xhema, Valbone Hoti, Igballe Salihu dhe Lendita Osaj.
Që të pestat janë të angazhuara në projektin e ashtuquajtur “Edulina: Aktive Eltern – Starke Kinder” (Prindër aktivë – fëmijë të fortë) të HEKS-it, Baselstadt-Baselland, që ka për qëllim të nxisë raportet prindër-mësues në të mirë të fëmijëve të mërgimtarëve tanë në Zvicër. Ndonëse të gjitha të angazhuara në projektin në fjalë, si dhe në detyra të tjera sociale e edukativo-arsimore, kësaj radhe ato i ishin kthyer mjeshtërisë tradicionale të femrës kosovare, kulturës së kulinarisë.
Aspekti kulturor dhe humanitar
Kjo drekë pati dy aspekte, atë kulturor dhe humanitar. Në njërën anë ajo shpalosi artin e kuzhinës kosovare. Të pesë zonjat ishin marrë vesh që të përgatisnin specialitete themelore të kuzhinës shqiptare nga zonat e ndryshme të Kosovës. Këtu hyjnë fasulja e pashmangshme ballkanike, sarmat, tava me oriz e me mish pule, flija, krelani i misrit (leçeniku), mantijat, të përcjella me bukë e kuleçë të ndryshëm prej misri e prej gruri, pastaj lloje të ndryshme turshish (speca, domate, lulelakër, karrota), si dhe pite të ndryshme me xhizë, me qepë e me presh. Nuk duhet harruar gjithashtu dhe një gamë ëmbësirash të llojllojshme të qyteteve kosovare.
E gjithë dreka u pasurua me pijet e ofruara falas nga Rexhep Berisha, pronari i firmës R.B. Import & Export si dhe i restoranit “Sängerstübli” në Bazel. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore vizitorët patën rastin edhe të njiheshin e të kuvendonin së bashku, të shkëmbenin informacione të freskëta, siç ishte p.sh., ai për mbajtjen e një evenimenti kulturor shqiptaro-zviceran, me emrin Gjakova-Basel, një javë më vonë (30-31 janar 2015). Qytetarët zviceranë patën rastin të njihnin e të shijonin disa specialitete autentike kosovare, ndërsa kosovarët me qëndrim në Zvicër patën rastin të kënaqen me shijen e paharrueshme të ushqimeve nga vendlindja.
I gjithë aktiviteti u shoqërua me një film dokumentar mbi problemet e fëmijëve në nevojë nga Kosova, përcjellë me këngën e njohur të grupit “Kelly-Family” për fëmijët kosovarë që pati përlotur të gjithë dëgjuesit në vitin më të vështirë për Kosovën, 1999. Numri i vizitorëve ishte mjaft i madh, zonjat arritën të grumbullonin për fëmijët në nevojë nga Kosova rreth 2000 franga zvicerane, të cilat do t’ua dorëzojnë familjarëve e kujdestarëve me fëmijë në nevojë, përkatësisht jetima, në Prishtinë.
Specialitete kosovare
E pyetur se si u lindi kjo ide, njëra nga zonjat, Drita Ibrahimi, theksoi se pamja e fëmijëve të varfër nga Kosova i bie në sy kujtdo. Ndërkaq një nënë nuk mund të kalojë indiferente përskaj tyre, sepse ata i kujtojnë fëmijët e vet. Kjo ishte shtysa, të cilën e ndava bashkë me shoqet e mia dhe që u kurorëzua me këtë drekë bamirësie.
Mendojmë që evente të tilla nga mërgimtarët tanë janë të mirëseardhura. Ato janë dinjitoze, sepse nuk janë thjesht një shtrirje dore, po janë edhe komunikim kulturash, zgjim i empatisë dhe humanizmit për të gjithë banorët e planetit, sidomos për fëmijët, që kanë të drejtë të kenë kudo një të ardhme shpresëdhënëse.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten















