Lajme
Tensione në Stamboll, 1 i vdekur e 12 të plagosur në ditën e zgjedhjeve në Turqi
Sytë e mbarë botës janë kthyer këtë të dielë nga Stambolli, me qendrën ekonomike të Turqisë që është kthyer të jetë vendimtare në jetën politike të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Lideri turk e mbajti mbi shpinën e tij të gjithë peshën e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, duke kanalizuar të gjitha forcat e AKP-së në Stamboll, pasi nuk është vetëm çështje nderi rifitimi i bashkisë më të madhe të vendit, por edhe konfirmim i rolit të tij hegjemonist në jetën politike të Turqisë.
Nëse kandidati i AKP për Stambollin Murat Kurum, arrin të mposhtë kryebashkiakun në fuqi, Ekrem Imamoglu, atëherë Erdogan neutralizon rivalin më të fortë potencial për President nga opozita. Duke “pushtuar” Stambollin ai vulos edhe të ardhmen e tij politike, por edhe kursin e Turqisë në vitet e ardhshme.
Kjo pasi humbja e mundshme e Imamoglu i hap rrugën një ndryshimi të Kushtetutës, i cili do t’i lejojë Erdoganit të pretendojë një mandat të tretë si President.
Për këto arsye tensioni mbetet i lartë në Stamboll dhe në të gjithë Turqinë. Madje zgjedhjet kanë nisur duke u përgjakur, pasi incidente të dhunshme janë regjistruar në Dijarbakır, një nga qytetet kryesore kurde në Turqinë juglindore.
Sytë nga Stambolli, turqit u drejtohen sot qendrave të votimit për zgjedhjet lokale
Sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Përleshjet shpërthyen mes dy grupeve gjatë zgjedhjeve të sotme, duke rezultuar në një të vdekur dhe 12 të plagosur”, tha një zyrtar për AFP, duke sqaruar se incidentet ndodhën në një fshat që ndodhet 30 kilometra larg Dijarbakirit.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












