Futboll
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte
Dje Xherdan Shaqiri ka qenë vendimtar në fitoren e Zvicrës 0-1 në udhëtim te Irlanda e Veriut në ndeshje miqësore, përcjell albinfo.ch.
Ylli nga Kosova ka dëshmuar edhe njëherë se është futbollisti kryesor i zviceranëve së bashku me Granit Xhakën dhe se ky ekip përfaqësues pa dyshen kosovare nuk bën dot.
Një gol i mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë nga Shaiqir bëri që Zvicra të marri fitoren minimale në Aviva Stadium në Dublin.
Megjithatë pas ndeshjes nuk kanë munguar pyetjet provokuese nga gazetarët zviceran për Shaqirin, i cili pa përtesë i është përgjigjur.
Ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime dhe spekulime për rolin tuaj të ri në Përfaqësuese? Ishte një nga pyetjet, derisa Shaqiri tregoi se ende nuk është në formën më të mirë.
“Shumë është shkruar pa nevojë. Isha me pushime për tetë javë dhe kisha vetëm tre ose katër ndeshje të zhvilluara. Prandaj e kuptova se trajneri ndryshoi formacionin në ndeshjen ndaj Danimarkës”, tha Shaqiri.
Çfarë konkretisht është shkruar pa nevojë? Ishte një tjetër pyetje, derisa gjilanasi tha se ai ishte dakorduar me trajnerin për mos të luajtur ndaj Danimarkës.
“U ra dakord që nga fillimi të mos luaja kundër Danimarkës, por do të filloja në Irlandë. Unë e kuptoj këtë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Muratin dhe asgjë nuk do ta ndryshoj këtë”, vazhdoi tutje Shaqiri.
Pytjet provokuese të zviceranëve vazhduan edhe më tej, duke i thënë se Shaqiri nuk është në nivelin më të mirë të përgatitjes, por përgjigja e tij ishte epike.
“Po, nuk jam 100 për qind për momentin. Por kur nuk kam qenë ndonjëherë gati për një turne të madh? Kjo është pyetja”, iu drejtua Shaqiri gazetarëve duke ia kujtuar me fakte se që nga viti 2010 është ai lojtari kryesor i Helvetikëve në çdo Kampionat Botëror apo Evropian.
A është kjo një kërcënim nga ju, ishte pyetja e radhës nga gazetarët helvetikë, derisa Shaqiri i heshti ata me përgjigjen përfundimtare.
“Jo, këtu nuk ka asnjë kërcënim. Por ju gjithashtu duhet ta keni parasysh këtë, si lojtar duhet të jesh gati kur ka rëndësi, në turne të mëdha. Ky është qëllimi im, të ndihmoj sërish Zvicrën gjatë verës”, përfundoi Shaqiri.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












